RTV Ora - Shkarkohen gjyqtari e prokurori, kalon vettingun kandidatja e parë për në Kushtetuese

  • 5 years ago
#rtvora
Kandidatja e parë për në Gjykatën Kushtetuese, Regleta Panajoti, ka kaluar procesin e vettingut. KPK vlerësoi se gjyqtarja e gjykatës së Tiranës duhet të qëndrojë në sistemin e drejtësisë pas vlerësimit në tri kriteret e vettingut. Për shkak të problemeve me pasurinë, KPK vendosi shkarkimin nga detyra për gjyqtarin Luan Hasneziri dhe prokurorin Eugen Beci. Ata ishin kandidatë për tu emëruar në Gjykatën dhe Prokurorinë Speciale Antikorrupsion.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Tiranës, Regleta Panajoti, e cila është kandidatja e parë për në Gjykatën Kushtetuese e cila kalon vettingun.

Më pas Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të një gjyqtari dhe prokurori të Krimeve të Rënda.

Në seancat për shpalljen e vendimeve, KPK deklaroi shkarkimin e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Luan Hasneziri, kandidat për Gjykatën Speciale Antikorrusion. Shkarkimi i tij u bë për shkak të problemeve me pasurinë.

KPK bazuar në kontrollin e kryer në kriterin e pasurisë dhe pastërtisë së figurës, deklaroi edhe shkarkimin e prokurorit të Krimeve të Rënda Eugen Beci, i cili ishte kandidat për tu emëruar në Prokurorinë Speciale Antikorrupsion, SPAK.

Për shkak të vonesave në ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, kandidatët për Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën Speciale Antikorrupsion dhe Prokurorinë Speciale Antikorrupsion (SPAK), po kalojnë në mënyrë prioritare në procesin e vettingut.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/konfirmohet-ne-detyre-gjyqtarja-kandidate-gjykaten-kushtetuese
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended