Report Tv - Vetingu, shkarkohen gjyqtari Broci e prokurori Rreshka, konfirmohet Bici

  • 6 years ago
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot të shkarkonte nga detyra anëtarin e Gjykatës së Lartë, Artan Broci, dhe të konfirmonte në detyrë, anëtarin tjetër të Gjykatës së Lartë, Medi Bicin. KPK mori sot vendimin edhe për drejtuesin e prokurorisë së Tiranës, Dritan Rreshka. Rreshka u shkarkuar nga detyra pas problemeve që kishte me pasurinë e tij. Trupa gjykuese e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Etleda Çiftja e Xhensila Pine, dha vendimin e marrë me shumicë votash, 3-0 pro shkarkimit të Brocit dhe po njësoj konfirmoi në detyrë Medi Bicin.
DSIK dorëzoi një raport pozitiv përsa i përket figurës së gjyqtarit Bici, duke deklaruar se është i pastër; ka aftësi të zbatuese të ligjit dhe ka aftësi arsyetimi ligjor. Hetimi i DSIK ka hedhur poshtë edhe 15 denoncime nga ana e publikut. Nga ana e tij, Bici ka përgëzuar Komisionin për ekspertimin e bërë duke u shprehur më pas se shpreson për një rikonfirmim në detyrë. Bici është kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Kreu i Prokurorisë së Tiranës, Dritan Rreshka nuk kalon Vettingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me trupë përbërëse Valbona Sanxhaktarin, Xhensila Pinen dhe Etleva Çiftjen, ka vendosur shkarkimin e Rreshkës për fshehje dhe pasuri të pajustifikuara.

Recommended