Ora News - Pamjet e apartamentit të djegur në Durrës

  • 5 years ago
#oranews

Një apartament në katin e shtatë të një pallati shumëkatësh është djegur plotësisht gjatë natës duke sjellë panik tek të gjithë banorët e tij.

Zjarri i përmasave të mëdha është vënë re rreth orës 23 30 ndërsa për ta vënë në kontroll u është dashur disa orë pune 5 makinave zjarrfikëse dhe personelit të këtij shërbimi.

15 persona dergohen ne spital- Si rezultat i flakëve policia informon "nga tymi janë asfiksuar 10 banorë, 4 punonjës Policisë dhe një punonjës i Zjarrëfikses, të cilët u dërguan në Spital dhe pas marrjes së ndihmës mjeksore janë larguar në banesat e tyre pa probleme për jetë"

U shpetuan me autoshkalle - Fillimisht janë shpëtuar prindërit me fëmijë të vegjël. Energjia elektrike u stakua pas flakëve të zjarrit duke bërë që ashensori i pallatit të dalë jashtë funksioni. Katet e sipërm u bllokuan nga tymi duke bërë që banorët të kërkonin ndihmë për evakuim pasi edhe kalimi nga shkallët u bë i pamundur. Banorët e kateve të sipërm janë shpëruar nga një autoshkallë e cila i transportonte nga një ballkon i katit të tetë në tokë banorët.

Mes te evakuarve nje e paralizuar- Moti ka qënë në disfavor ndërsa shiu i rrëmbueshëm vështirësiu operacionin e zjarrfikësve për të shpëtuar banorët e pallatit në lagjen 1 . Midis të evakuuarve ishte një e moshuar e paralizuar. Katër autoambulanca u vunë në dispozicion për të dërguar në spital çdo banor të shpëtuar ndërsa operacioni zgjati deri në mëngjes. Zjarrfikësit pa frikë mund të quhen heronjtë e heshtur të natës të cilët në kushte shumë të vështira shpëtuan banorët.

Për më shumë lexoni në:

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended