Ora News - Konfirmohen 13 raste të reja me Covid-19, të gjitha në Durrës
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Durrësi është rikthyer në një vatër të re infektimi për shkak të fasonerive. Vetëm në 24 orët e fundit rezultojnë 13 raste të reja me Covid-19 në këtë qytet. Rritja e numrit të të infektuarve 3 ditët e fundit ka sjellë edhe rritjen e personave aktiv me Covid, ndërsa pacientët që marrin shërbim spitalor kanë pësuar rënie.

Fasoneritë shndërrohen sërish në vatra infektimi, duke rritur çdo ditë numrin e të prekurve me Covid-19.

Në përditësimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet publike se të gjitha rastet e reja në 24 orët e fundit janë evidentuar në Durrës.

Ndërsa një tjetër shifër negative rezulton në rritjen e numrit aktiv me koroanvirus, edhe pse numri i të shtruarve në spital ka pësuar rënie.

Sot është dita e fundit e masave shtrënguese, ndërsa rrezik për infektim mund të jetë edhe përplasja mes qytetarëve dhe policisë së shtetit tek Teatri Kombëtar.

Të shëruar - Nga 946 rastet, prej tyre, rreth 76% janë të shëruar.

Në spital - Gjendja në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 17 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Testimet - Deri më sot janë kryer mbi 12,500 testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/konfirmohen-13-raste-te-reja-me-covid-19-te-gjitha-ne-durres

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended