Ora News – Mezani paralajmëron drejtuesit: Më sillni lojtarë, unë nuk dorëzohem

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Luftëtari ka marrë një goditje nokauti në startin e fazës së tretë të Kategorisë Superiore.

Gjirokastritët janë mposhtur thellë 5-1 nga Kastrioti në shtëpi, duke u zhytur në një krizë totale. Pas humbjes turpëruese, trajneri i bluzinjve, Gentian Mezani ka paralajmëruar drejtuesit, teksa ka shtuar se organika që ka është dobësuar shumë.
"Ishte një humbje e merituar. Kundërshtari e kishte vlerësuar ndeshjen më shumë se ne. E kërkoi më shumë golin, e kërkoi më shumë fitoren dhe normalisht mori atë që meritonte në këtë ndeshje. Sigurisht sepse ishte një skuadër që është në luftë direkt me ne për mbijetesë. Ishte një trepikësh mendoj që duhej sesbën të merrej sot, për tu larguar pak nga ajo zonë ku jemi momentalisht. Por mendoj se nuk kemi pasur dëshirën. E gjitha kjo që ndodhi sot, mendoj se skuadra nuk ka pasur dëshirën, përpos cilësive, ku mendoj se skuadra është dobësuar jashtëzakonisht shumë në këtë periudhë të janarit, ku mendoj se të gjitha skuadrat janë forcuar, ne jemi dobësuar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mezani-paralajmeron-drejtuesit-me-sillni-lojtare-ose-ne-biem

Recommended