Erdoğan paralajmëron SHBA, “Nuk dorëzohemi, do bëjmë aleanca të reja” - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Monedha turke shënoi sërish ulje këtë të hënë. Që nga fillimi i vitit deri më tani lira ka rene me 45% kundrejt dollarit, duke vënë në vështirësi kompanitë turke të paguajnë huatë që kanë marrë në monedhën amerikane. Vetëm javën e kaluar lira shënoi një ulje prej 20% pas përplasjes mes Ankarasë me Uashingtonin. Rënia është reflektuar edhe në monedhat e tregjeve të tjera të mëdha përfshirë ato evropiane.



E ndërsa investitorët presin një zgjidhje bindëse nga qeveria turke, presidenti Rexhep Tajip Erdo?an tha se vendi i tij do te gjeje partnere te rinj si kundërpërgjigje ndaj atyre që i hapën luftë tregtare.




Recep Tayyip Erdo?an: ?Nga Trabzoni porosis, e pamë lojën tuaj dhe nuk frikësohemi. Atë që nuk arritën ta bëjnë me provokime, grusht shteti, tani tentojnë ta bëjnë me para. Me një shprehje të qartë kësaj i thonë luftë ekonomike. Nuk do të dorëzohemi. Nëse ju e ngrini dollarin për ne, ne do të kërkojmë mënyra të reja të kryejmë punët tona. Ne i themi mirupafshim atyre që për hir të lidhjes me organizatat terroriste sakrifikojnë partneritetin strategjik, aleancën me një vend prej 81 milionë banorësh?.



Ndërsa për arrestimin e pastorit amerikan Andrew Brunson, Erdo?an tha se Shtetet e Bashkuara ?po sakrifikojnë Turqinë për një prift të ndërlidhur me organizatat terroriste?.



Nga ana tjetër ministry i financave beri te ditur fillimin e një plan-veprimi ekonomik, ndërsa Banka Qendrore turke njoftoi se jane ?marrë të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur stabilitetin financiar?.



Ndërkohë SHBA po përdor krizën e lirës për të rritur presionin mbi Turqinë pas arrestimit të pastorit amerikan. Presidenti Donald Trump njoftoi dyfishimin e tarifave të aluminit dhe çelikut, gjë e cila shënoi uljen më të madhe të monedhës turke kundrejt dollarit.
Recommended