Veliu paralajmëron: “Forca e Ligjit” nuk do ndalet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu i policisë së Shtetit, Ardi Veliu deklaroi se çdo person i skeduar në veprimtarinë kriminale do të jetë pjesë e hetimeve të operacionit forca e ligjit.Veliu paralajmëroi se nuk do të tolerohet asnjë personazh i lidhur me botën e krimit dhe se hetimet do të shtrihen edhe në Lazarat.ARDI VELIU - KREU I POLICISË SË SHTETIT?Akti normativ ka vetëm pesë ditë që është duke u implementuar dhe ka fuqi zbatimi deri në fund të dhjetorit. Çdo person që do jetë pjesë e këtij akti, do jetë pjesë e hetimeve dhe nuk do të ketë asnjë tolerancë.Operacioni Forca e Ligjit u përshëndet edhe nga kryediplomati i BE, Luigi Soreca, i cili deklaroi se po monitoron gjithcka e se shume shpejt do të takohet me kreun e SPAK për tu siguruar që ligji po zbatohet plotesisht.LUIGI SORECA - AMBASADOR I BEAjo që mund të them është se ky ligj i posaçëm aplikon parimin e rëndësishëm të ndjekjes së parasë. Ligji është i qartë me subjektet e tij. Për ne të BE është e rëndësishme mënyra si do zbatohet dhe po zbatohet ligji. Ne po e monitorojmë nga afër zbatimin e këtij ligji. Së shpejti do të takohem me kryetarin e SPAK, ligji duhet zbatuar në përputhje të plotë me të drejtat e njeriutDeklaratat u bënë nga pika kufitare e Kakavijës, ku ambasadori i BE, Luigi Soreca së bashku me drejtorin e pergjithshem pane nga afer ecurinë e punës së policisë kufitare dhe misionit te FRONTEX

Recommended