Ora News - Lojërat e fatit, Rama paralajmëron pronarët dhe drejtuesit e policisë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë tolerim për lojërat e fatit, edhe nëse ato zhvillohen në ambiente të fshehura.

Rama: Kemi konstatuar ca përpjekje për të krijuar skema ilegale për të transferuar lokalet ku pronarët të përdorin skema të mbyllura. Po ju them të gjithë atyre që u kanë hyrë këtyre fantazive do të përfundojnë aty ku kanë përfunduar bosat e tyre.

Gjithë policia do të jetë në këmbë që prej nesër dhe ju lutem qytetarëve që të njoftojnë që prej nesër për çdo rast ku ato ndodhen.

Njësitë e lojërave të fatit janë të dokumentuara dhe nëse do të funksionojnë haptas ose mbylltas dhe nëse do të konstatohet nga qytetarët do të bjerë direkt mbi drejtuesit e policisë përgjegjësia. Ky është mesazhi që dha dje ministri i Brendshëm. Boll më me paratë e prindërve që derdhen në llumin e kumarit.

Pyetjes, po ata që mbesin pa punë u përgjigjem thjesht; vitin e ardhshëm kemi një rritje të kurseve të trajnimit profesional. Shumë nga ato njësi do të transferohen në biznese të tjera dhe do të krijohen vende pune. Benefitet janë të pallogaritshme.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/lojerat-e-fatit-rama-paralajmeron-pronaret-dhe-drejtuesit-e-policise

Recommended