Lojërat e fatit/ Si agjentët e infiltruar dhe përgjimet zbuluan të arrestuarit

  • 4 years ago
Një rrjet i gjerë që vijon të funksionojë në paligjshmëri në vendin tonë në fushën e basteve sportive, u godit nga Policia e Shtetit duke sjellë një numër të lartë arrestimesh në tetë qarqe.

FNSH e Shpiponja zbarkuan në Tiranë, Durrës, Elbasan, Laç, Korçë, Fier, Berat dhe Shkodër ku arrestuan mbi 110 persona.

Dhe sot për një pjesë të tyre do të jepet masa. Tashmë ka nisur prej pak orësh seanca për 87 veta. Ku Ardian Kalia është gjyqtar.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha tha se prokurorja Anisa Qilimi ka paraqitur prova nga agjentë të infiltruar, që kërkonin të vendosnin baste online për të zbuluar skemën.

Po ashtu si prova kanë shërbyer edhe përgjimet, ku një rast është ai shtetasit R.S i cili komunikon në telefon i shqetësuar për dikë që quhet Mondi dhe thotë që mos të arrestohet dhe të mos të sekuestrhet telefoni pasi zbulohet skema e basteve online.

Shumica e të ndaluarve janë administratorë lokalesh.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#LojerateFatit#TopChannel

Recommended