Ora News – Aeronautikë/ Sportistët e vitit, triumfon Islami, Braçe e Deda plotësojnë podin

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Mbrëmjen e së premtes, në eventin e organizuar nga Federata Shqiptare e Aeronautikës, u shpallën sportistët e vitit në këtë sport.

Fituesit e 3 vendeve të para u zgjodhën sipas një skeme të paracaktuar, bazuar në rezultatet e arritura në të gjitha garat kombëtare dhe ndërkombëtare. Vendi i parë shkoi për Xhonathan Islami, i cili u shpall fitues për herë të dytë radhazi. Çmimin e vendit të dytë e mori Blerjan Braçe dhe të tretin Sidrit Deda.

Alket Islami: Ne nga ky aktivitet fituam pilotët tanë që i kemi për herë të parë në Kupën e Botës, ku në Korçë ekip ynë kombëtar u rendit i dyti, që është shumë e rëndësishme.

Viti 2018 ka qënë vërtetë i ngjeshur në aktivitete për aeronautikën në Shqipëri, ku janë organizuar edhe kompeticione kombëtare. Këtu mund të përmendim eventi si "Albania Open Air", që u zhvillua në muajin maj në Vlorë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aeronautike-sportistet-e-vitit-triumfon-islami-brace-e-deda-plotesojne-podin

Recommended