Ora News - Eltar Deda: Problem pishinat, janë të mbipopulluara

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edhe pse janë brenda standardeve të lejuara, përsëri pishinat janë një problem. I ftuar në studion e lajmeve të Ora Neës Kreu i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Eltar Deda tha se pishinat janë të mbipopulluara.

Deda i bëri thirrje pronarëve të këtyre subjekteve që ta zgjidhin këtë problem.

Eltar Deda: Deri tani kemi inspektuar 102 pishina, ndërsa më përpara kanë qenë më shumë. Si rezultat i inspektimeve nga ana jonë ato subjekte që nuk kanë plotësuar normat nuk funksionojnë tashmë. Ajo çfarë vërejmë ne tek pishinat është mbipopullimi. Shikojmë një mbipopullim të pishinave dhe kyu është një problem që duhet të zgjidhet nga ana e pronarëve dhe poseduesve të këtyre subjekteve të destinuara për pushina publike. Duhet t'i kthejnë këto në numrin e duhur të tyre, por edhe personeli që shërben pranë pishinave duhet të jetë i vëmendshën në raport të kësaj. Ne deri sot vetëm një masë administrative kemi marrë ndaj pishinave dhe nuk kemi gjetur asnjë pishinë jashtë standardeve. Gjatë kësaj kohe ne do të vazhdojmë sepse është momenti i pikut të sezonit turistik.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/eltar-deda-problem-pishinat-jane-te-mbipopulluara

Recommended