Ora News - Ligji nuk po funksionon njësoj për pishinat, disa vazhdojnë të pashqetësuara aktivitetin
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Që prej fillimit të pandemisë pishinat janë ndeshur me kontrolle të shpeshta të policisë dhe ISHSH, të cilat vijojnë të monitorojnë operatorët që ushtrojnë aktivitetin në kryeqytet.

Me vendim të qeverisë, pishinat janë një nga aktivitetet që nuk lejohen të hapen dhe disa e kanë respektuar këtë vendim.

Sipas bizneseve, ISHSH po mban dy standarde, pasi pishinat jo vetëm në bregdet por edhe në kryeqytet vijojnë punën pa asnjë kufizim.

Policia e rendit dhe ISHSH kanë ushtruar kontrolle ne pishinat e kryeqytetit, duke mos i lejuar të fillojnë aktivitetin.

Por duket se ISHSH nuk po respekton ligjin për të gjithë njësoj.

Në rrjetet sociale pishinat ftojnë qytetarët me oferta të ndryshme, ndërsa shihen foto dhe video ku aktiviteti vijon normalisht pa marrë parasysh vendimin ndalues të qeverisë.

Më të penalizuarit në këtë situatë kaotike duket se janë operatorët që kanë vendosur të zbatojnë vendimin e qeverisë, të cilët po përballen me konkurencë të pandershme me subjektet që po shkelin aktin normativ për masat anti-covid.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ligji-nuk-po-funksionon-njesoj-per-pishinat-disa-vazhdojne-te-pashqetesuara-aktivitetin/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended