360 grade – Refuzoi mandatin e deputetit, mjeku Petrit Vargu: Nuk e njësoj dot veten me ata kalamaj
  • 5 years ago
#rtvora #360grade
Mjeku i njohur Petrit Vargu, kandidati i radhës në listat e LSI për qarkun e Tiranës, tregoi në studion e emisionit "360 Gradë" në RTV Ora dy arsye pse refuzoi të marrë mandatin e deputetit.

Vargu shpjegoi se jo vetëm nuk mund të dilte kundër vendimit politik të partisë që e futi në lista, por edhe nuk mund ta njësonte veten me nivelin e personave në Kuvend, duke kujtuar këtu dosjet penale që një pjesë e tyre kanë.

Petrit Vargu: Unë nuk isha në dilemë, ishte e vendosur vetëm prita radhën ta bëja të qartë. Dy ishin motivet kryesore: Unë kisha veshur bluzën e një partie politike, mirë dhe keq, derisa kisha zgjedhur atë rrugë isha i detyruar të bëja si partia politike.Nuk është se isha kandidat dhe më erdhi radha si person jo i politizuar. Së dyti, në këtë parlament 18 janë me rekorde kriminale, tjetri thotë 38. Unë nuk e njësoja dot veten me këto njerëz dhe me njerëz që janë kundër këtij morali.

Nëse unë jam njeri për të përfaqësuar popullin unë nuk mund të tradhëtoj ty vetëm i joshur nga këto privilegje. Do të isha shumë i nderuar të isha në parlamentin e viteve '90-'95, 2000-2003. Zotëria që kam përballë nuk është në parlament (Paskal Milo). Unë nuk e njësoj dot veten me ata kalamaj që shkojnë aty, nuk kisha si të bëhem pjesë e parlamentit.

Ndiqni emisionin live në:
https://www.youtube.com/watch?v=WwhECspRrBs
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended