Ora News - Kryemadhi: Kush merr mandatin e deputetit është tradhtar

  • 5 years ago
#oranews

Për Monika Kryemadhin ata që pranojnë mandatet e deputetit janë thjesht dhe vetëm tradhëtarë të cilët u shitën te Edi Rama. Në një takim me forumin rinor të LSI kryetarja e kishte një mesazh të fort për këdo që e ka pranuar ofertën e qeverisë së shkarkimit siç tha ajo duke paralajmëruar këdo të mos iu afrohet emrave të tjerë në listë për ti joshur.

Kryemadhi: Tradhtinë të gjithë e përdorin por tradhtarin asnjë nuk e do.Në një farë mënyrë dua të falënderoj të gjithë kandidatët e LRI-së, të cilët jo vetëm që nuk u joshën nga paratë e drogës dhe nga paratë e bankave të vjedhura por përveç asaj qëndruan përballë çdo presioni dhe po i them të gjithë atyre që kontaktojnë kandidatët e LSI-së mos guxojnë t?ju afrohen, sepse të gjithë i mbajnë mend që kur keni qenë në pushtet, kur keni pasur mundësi jo vetëm që nuk iu keni hapur telefonin njerëzve të LSI-së por përkundrazi i keni rrjepur ata. Kështu që qëndrojuni larg.

Kryetarja e LSI paralajmëroi këdo që do përdorë logon e partisë të jetë i kujdesshëm sepse kjo logo është e shenjtë. Katër kandidatë nga lista e LSI-së pranuan të ulen në Kuvend në karriget e lëna bosh nga kolegët e tyre dhe e marrin mandatin këtë të hënë për t'u ulur më pas në kuvend të martën ku pritet të bëhet edhe ceremonia e betimit. Ata janë Aurora Mara në qarkun e Dibrës, Ylli Shehu dhe Edmond Rrushaj në Tiranë dhe Enver Roshi në Elbasan. Nga LSI nuk pranoi të lër mandatin deputetit i Durrësit Lefter Koka.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kryemadhi-kush-merr-mandatin-e-deputetit-eshte-tradhtar

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended