Wake Up/ Dy rastet kur burrat vranë gratë, avokatja: Ja pse nuk funksionon urdhri i mbrojtjes

  • 4 years ago
Dy raste të fundit, një të hënën në Rrëshen, ku ish-bashkëshorti vrau gruan dhe të vëllanë e saj dhe një dje në Durrës, ku përsëri një ish-bashkëshort vrau me levë gruan, kanë rikthyer edhe një herë në vëmendje faktin që urdhrat e mbrojtjes nuk funksionojnë në Shqipëri.Mbrëmjen e së hënës në Rrëshen, Fatmir Kolecaj ekzekutoi me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij së bashku me të vëllanë. Policia ende po kërkon autorin e vrasjes së Esmeralda Filopatit, i cili ka pasur konflikte të vazhdueshme me ish-bashkëshorten për takimet e 3 fëmijëve që kishin së bashku. Ish-bashkëshortja e autorit kishte marrë një urdhër mbrojtje nga policia për shkak se kishte konflikte të vazhdueshme me ish-bashkëshortin i cili ka vizituar shpesh banesën e prindërve të ish-bashkëshortes dhe kërkonte takime më të shpeshta me 3 vajzat e tyre.Krimi i rëndë brenda familjes tronditi gjithashtu dje Durrësin, kur një grua është vrarë mizorisht nga bashkëshorti i saj, i cili e kishte dhunuar edhe më parë. Asbije Kuka, 36 vjeçe ka qenë me urdhër mbrojtje nga burri i saj Ardian Kuka, 37 vjeç i cili kishte ushtruar dhunë dhe herë të tjera.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended