Vetëflijimi i nënë e bijë, Pampuri: Sistemi i referencës nuk funksionon, qytetarët të raportojnë
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Për ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në kryeqytet ku u gjendën pa jetë nënë e bijë në banesën e tyre, ish deputetja e PD-së, Orjola Pampuri ngre problemin e funksionalitetit të institucioneve të referimit.

Në një intervistë për Ora News ajo shprehet se sistemi i referencës nuk funksionon siç duhet.

Gjithashtu ajo bën apel për të gjithë qytetarët të cilët janë në dijeni të personave të cilët mund të shfaqin problematika si mbyllja në vetvetje apo dhe distancimin shoqëror, t'i drejtohen institucioneve të referimit për të parandaluar ngjarje të tilla.


Pampuri: E shokuar që dëgjojmë një ngjarje të tillë. Edhe në profesionin tim kam dëgjuar shumë dhe personalisht kam dëgjuar ngjarje të rënda por si kjo është vërtetë shokuese. Ndjehem keq sepse kam punuar si psikologe. Kam punuar si psikologe e shëndetit mendor. Kemi ngritur zërin shpesh që në rastin e parë që ne shohim një problematik tek një fqinj apo një i afërm i cili nuk flet, qëndron i mbyllur dhe bëhet josocial, duhet të bëhemi më investigativ. Nga momenti që sistemi i referencës në këto raste ka çeduar disi, përsëri këto janë pika që nuk funksionojnë. Nëse vigjilenca do të ishte disi më e madhe besoj që nuk do të kishim arritur në një rezultat kaq tragjik.



Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/article/veteflijimi-i-nene-e-bije-pampuri-sistemi-i-references-nuk-funksionon-qytetaret-te-raportojne-raste-te-tilla


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended