Fiks Fare/ Elbasan/ Sistemi i referimit nuk funksionon, institucionet fajësojnë Covid-19

  • 4 years ago
Sistemi i referimit nuk fuksionon dhe të sëmurëve kronik u rrezikohet jeta. Sabri Gurakuqi nga Elbasani i sëmurë kronik me probleme kardiake ankohet në emisionin Fiks Fare se sistemi i mjekut të familjes nuk fuksionin. Për këtë arsye i sëmuri e ka të pamundur të kryej vizita tek mjeku specialist duke qenë i detyruar të shkojë në urgjencë, ku dhe aty mungon mjeku specialist. Qytetari na tregon se mjeku i familjes i ka thënë se planifikimi nuk mund të kryhet për shkak të situatës Covid-19.Njëkohësisht qytetari na rrëfen se në poliklinikën qëndrore mund të vizitohesh kundrejt pagesës 1500 lekë. Për këtë arsye pacienti shprehet se kjo situatë nuk ka ardhur për të mbrojtur popullatën nga pandemia, por për të përfituar privati duke i detyruar që vizitat t'i kryejnë me pagesë. Qytetari kërkon ndihmën e Fiksit, pasi i rrezikohet jeta.

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel

Recommended