Ora News - Taksim të gjithë pagave? Braçe sfidon Ahmetajn

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe shprehet kundër taksimit të të gjithë pagave, përfshi dhe ato të poshtme. Madje sfidon ministrin e Financave, Arben Ahmetaj

Erjon Braçe: Pranë komisionit nuk ka asnjë propozim të tillë të ardhur nga qeveria. Me thënë të drejtën më shkon dhe ta sfidoj ministrin ta sjellë këtë propozim. Në rast se.... e ka seriozisht që vërtet do të propozojë të taksohen pagat nën 30 mijë lekë, përfshirë pagën e poshtme apo pagën e ulët dhe natyrisht pagat deri në 30 mijë lekë. Unë mendoj se ky vend në kushtet në të cilat ndodhet: Ku kemi nevojë për punë, krahu i lirë i punës edhe ekziston, por në kushtet kur krahu i punës së kualifikuar mezor gjendet. Jemi dhe nën faktin e njohur të emigracionit apo konkurencës me cmimin e punës rreth e qark nesh, përfshi dhe zanatin e mbjelljes së ullinjve në Greqi, unë mendoj që pagat e vogla dhe të mesme duhet të mbrohen nga pikëpamja fiskale. Këtë mendim e kam shprehur publikisht dhe do vazhdoj ta mbroj këtë gjë.

Arben Ahmetaj deklaroi dje ne Komision:"Të ulim pragun nga 300 ta çojmë 100 apo ti fusim në sistem me 1.5 % taksë. Unë e kam bërë një propozim. Besoj se do diskutohet në të ardhmen. Ti fusim të gjithë kontribues me 1.5 % të ardhurash personale dhe bëjmë të gjithë gamën e punësuarve brenda sistemit kontributiv fiskal.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/taksim-te-gjithe-pagave-brace-sfidon-ahmetajn

Recommended