Ora News - Shkodër, 200 punonjëse të laboratorit të konfeksioneve dalin në protestë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Shkodër, 200 punonjëse të laboratorit të konfeksioneve dalin në protestë

Ndryshe nga ditët e tjera, të premten nuk pranuan të fillojnë punën.

200 punonjëse të laboratorit të konfeksioneve të ?Shqipëria trikot? dolën në protestë në Shkodër.

Shkak i revoltës së tyre u bë ndryshimi i skedës së prodhimit të konfeksioneve për tregun e huaj, ku sipas punonjësve janë ulur minutat për të njëjtin volum pune që kanë kryer më herët dhe nuk mund të kapin normën.

Rita Metushi, punonjës ne konfeksione: Shumë të pakënaqur me rrugën, kushtet, minutat. 137 lekë orën dhe nuk arrij të bëj normën.

Administratori i Laboratorit, Sander Leqejza, e pranoi shqetësimin e punetoreve, dhe theksoi se ishte pjese e zgjidhjes.

Sander Leqejza, Administrator i Laboratorit te Konfeksioneve: Bëhet fjalë për një kohë, për të realizuar një X artikull apo operacion dhe kur është e pamundur do të thotë që nuk realizohet dhe duhet parë mos ka llogaritje të gabuara.

Rruga e drejtë shihet bashkëbisedimi me partnerët Italian, por punonjësit thonë se duhet të ndërhyjë administratori. Revoltës së grave ju bashkua edhe një prej bashkëshortëve, që e quan shfrytëzim këtë që po ju bëhet.

"Sot bota shkon në rritje dhe jo në ulje, këtyre i ulin minutat dhe rrogën"

Gratë kërkojnë rritjen e pagave dhe norma të mbahet siç ishte deri më tani, pasi ndryshe nuk arrijnë të nxjerrin një pagë as minimale. Pjesa më e madhe e tyre numërojnë 10 deri në 15 vite punë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shkoder-200-punonjese-te-laboratorit-te-konfeksioneve-dalin-ne-proteste

Recommended