Ora News - LSI denoncon drejtoreshen e "Sami Frashërit": Kërcënon nxënësit të mos dalin në protestë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lëvizja Socialiste për Integrim ka denoncuar sot drejtoreshën e gjimnazit "Sami Frashëri", Teuta Dobi. Në një audio të bërë publik, LSI pretendon se drejtoresha e gjimnazit shantazhon dhe i bën presion të rinjve që mos marrin pjesë në protestën e studentëve.

Pjesë nga debati i drejtoreshës Teuta Dobi me presidetin e shkollës, denoncuar nga LSI

Ju do s'do vini në protestë me në krye presidentin, që për mua është një zero.

Je njeriu më i pabesë që kam njohur.

Do vazhdoj të punoj me ndershmëri dhe unë e kam atë fytyrë dhe atë mendere që kur them një gjë e mbroj.

Asnjë problem s'ka, por ty të të vijë turp që je mashtrues dhe gënjeshtar. Shqyr që ditke me fol ti, se sa herë të kam vënë përfaqësues të "Samiut", ti s'di të flasësh.

Vjen një nga rruga dhe ju drejton ju, sepse ju tufë jeni, kopë se ti nuk di t'i udhëheqësh. Ça presidenti je ti?! Ti je zero.

Respekt nuk kam për asnjërin prej jush, sepse më dolët të gjithë jo të fjalës.

#oranews #protestaestudenteve

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lsi-denoncon-drejtoreshen-e-shkolles-kercenon-nxenenesit-te-mos-dalin-ne-proteste

Recommended