Ora News- Shkodër, policia i ka bllokuar çiklomotorët, romët dhe egjiptianët dalin në protestë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kanë përfunduar në dyert e gjykatës, pas ndalimit nga policia. Akuza ndaj tyre është ajo e ?Drejtimit të automjeteve në mënyrë të parregullt? dhe një pjesë e tyre janë dënuar me 18 muaj shërbim prove. Por arsyeja e daljes në protestë të komunitetit rom dhe egjyptian në Shkoder janë çiklomotorrët, të cilët policia ju a ka sekuestruar. Prej 20 ditësh sipas tyre, ata janë të papunë dhe pa të ardhura për të mbajtur familjet. Kërkojnë të lejohen të lëvizin me to, qoftë edhe me orar të kufizuar, pasi vetëm përmes grumbullimit të hekurit, arrijnë të fitojnë para për të mbajtur familjen.

Në prefekturën e Shkodres kërkuan një takim me prefektin, por askush nuk i priti. E njëjta gjë ju ndodhi edhe në dyert e bashkisë, ndërsa kërkesa e tyre është minimale. Nuk janë përfitues as të ndihmës ekonomike dhe as të punësimit, ndërsa për të lypur në rrugë, u tremben aksioneve të shërbimit social. Thonë se nuk duan të jenë të kontigjent i krimit, prandaj apelojnë që shteti tu vijë në ndihmë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkoder-policia-i-ka-bllokuar-ciklomotoret-romet-dhe-egjiptianet-dalin-ne-proteste

Recommended