Dëbora në Dukagjin, banori për Report Tv: 400 familje të bllokuara prej 5 ditësh

  • 5 years ago
Dëbora që ka rënë në javën e fundit ka bllokuar disa zona në veri dhe verilindje të vendit. Ndër zonat që kanë më shumë probleme është Dukagjini, i izoluar prej 5 ditësh. Sot nga kjo zonë u shpëtuan me helikopter 15 persona, mes tyre disa mësues (lexo këtu). Por Nard Kolia, njëri nga banorët e Dukagjinit në një lidhje telefonike për Report Tv i bëri apel shtetit që të hapë rrugën sa më shpjet, pasi janë 400 familje të bllokuara.

?Ndihma nuk ka, rruga është e bllokuar, edhe me energjinë kemi pasur probleme. I bëjmë apel shtetit që të ndërhyjë për të hapur rrugë. Se bëhet fjalë për 400 familje, nuk po bëhet fjalë më për turizëm, por hapjen e rrugës për njerëzit. Të ndërhyjnë urgjentisht për hapjen e rrugës. Mos i lënë mjetet të pushojnë, por të punojnë ditën dhe natën, pasi emergjencat nuk mund të parashikohen. Sot ministria dërgoi një helikopter, ne menduam se erdhi për ndihma.

Recommended