Shembja e pallatit në Durrës, komshinjtë: Janë të paktën dy familje të bllokuara nën rrënoja
  • 4 years ago
Janë të paktën dy familje që dyshohet se kanë mbetur të bllokuara nën rrënojat e pallatit të shembur në qytetin e Durrësit, si pasojë e tërmetit me magnitutë 6.4.

Janë komshinjtë e banorëve të këtij pallati që tregojnë për gazetarin e Top Channel, Andi Bora, se janë të paktën 9 banorë që dyshohet se ndodhen ende nën rrënoja dhe të cilët nuk u përgjigjen në celular familjarëve të tyre.

Qytetarë të tjerë tregojnë në raportimin ?live? në Top News se personat që jetonin në atë godinë, pranë Kryqit të Kuq, nuk po u përgjigjen thirrjeve.

Pamjet që vijnë nga Durrësi janë tronditëse.

Për godina të shembura raportohet edhe në Kavajë dhe Thumanë.




Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
Recommended