Report Tv-Pensionet/ Ja pagesa e re për sigurimin vullnetar, si ndryshon

  • 5 years ago
Një vendim i Këshillit të Ministria caktoi një kufi të ri, në 26 mijë lekë në muaj, nga 24 mijë lekë që ishte më parë, për pagën minimale në Republikën e Shqipërisë. Sipas ligjit, një gjë e tillë shoqërohet automatikisht edhe me rritjen e pagës maksimale, për efekt të pagimit të sigurimeve shoqërore, që shkon në 114.670 lekë në muaj.

Kjo do të thotë që shteti tani e tutje njeh për efekt të pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore këto nivele të reja, të cilat automatikisht rriten, pasi ato llogariten në përputhje me rritjen 8.3 për qind të pagës që njeh shteti.

Tatimet kanë sqaruar subjektet se paga bruto mujore, p?r efekt t? llogaritjes s? kontributeve t? sigurimeve shoq?rore, do t? jet? si m? posht? vijon: jo m? pak sesa paga minimale mujore, e barabart? me 26.000 lek? dhe deri n? 114.670 lek?, p?r personat e pun?suar; jo m? pak sesa paga minimale mujore, e barabart? me 26.000 lek? dhe sipas p?rcaktimit t? vet? personit, deri n? 114.670 lek?, p?r personat e vet?pun?suar dhe e barabart? me pag?n minimale mujore prej 26.000 lek?, p?r punonj?sit e papaguar t? familjes me t? cil?t i vet?pun?suari punon dhe bashk?jeton ligj?risht.

Si pasojë e këtyre ndryshimeve, tani do të paguhet më shumë edhe në rastet kur një qytetar kërkon të plotësojë vitet që i mungojnë me contribute për efekt pensioni. Pra, për atë që quhet sigurim vullnetar. Deri tani, për një muaj kontribute të prapambetura, apo për të rritur përfitimin e pensionit të ardhshëm, duhej të paguante minimalisht 5.184 lekë. Me ndryshimin e pagaës minimale, kjo shifër kalon në 5.616 lekë. Për të mbuluar një vit të tërë, kërkohen minimalisht 67.392 lekë, apo 540 euro. Ndërsa, në rast se synohet të paguhet një shifër më e lartë, ajo ka një tavan, që, sipas pagës maksimale që njihet tanimë nga shteti, duhet të jetë jo më e lartë se 24.768 lekë e 72 qindarka. Deri tani, shifra ishte 22.863,6 lekë. Në një vit, kontributi maksimal do të llogaritet në 297.224,64 lekë, ose 2.378 euro.

Recommended