Report TV -Anti-KÇK-ja vijon edhe në 2021, krimi do të japë llogari te struktura e re

  • 4 years ago
TIRANE-Komisioni i Sigurisë kaloi sot me vetëm dy vota abstenim Aktin Normativ për anti-KÇK-në që u miratua në 31 Janar të këtij viti nga qeveria, për sekuestrimin e pasurive të paligjshme të vendosura nga aktiviteti kriminal. Nga momenti i miratimit të aktit nga qeveria, brenda 45 ditëve duhet që të kalojë në parlament për t'u miratuar ose rrëzuar, ndërkohë që struktura zbatuese prej dy javësh ka zbritur në terren për sekuestrimin e pasurive dhe dërgimin e kërkesave për justifikim nga subjektet e këtij akti. Në Komisionin e Sigurisë për të informuar deputetët dhe prezantuar aktin ishte zv/ ministrja e Brendshme Rovena Voda, e cila e cilësoi si të domosdoshëm.

Recommended