Report TV - Matura, ndryshon provimi i anglishtes, ja procedura e re

  • 8 years ago
TIRANË - Të gjithë maturantët, të cilët për provimet me zgjedhje të Maturën Shtetërore 2016 kanë zgjedhur gjuhën e huaj Anglisht, informohen se këtë vit do t?i nënshtrohen provimit TOEFL Junior Standard Test, në nivelin B2, sipas Kuadrit të Përbashkët Evropian për Gjuhët (CEFR). Testi i provimit me zgjedhje të gjuhës së huaj Anglisht, ?TOEFL Junior Standard Test?, do të hartohet dhe do të vlerësohet nga ETS Global. Provimi i gjuhës së huaj Anglisht ?TOEFL Junior Standard Test? do të zhvillohet me datë 24 qershor 2016 dhe zgjat 1 orë 55 minuta. Provimi me zgjedhje i gjuhës angleze do të fillojë në orën 13:30.

Mundësitë
Maturantët që do të japin dy lëndë me zgjedhje dhe njëra është gjuhë angleze do të paraqiten ditën e provimit në orën 11.30 për të dhënë njërin provim dhe në orën 13.30 për të dhënë provimin e gjuhës angleze. Maturantët që do të japin provim me zgjedhje vetëm gjuhën angleze do të paraqiten ditën e provimit në orën 13.30.

Struktura e Testit
Testi TOEFL Junior Standard zhvillohet me shkrim. Ai përmban 126 pyetje me alternativa dhe zgjat 1 orë 55 minuta. Testi përbëhet nga tri pjesë: pjesa e parë Dëgjimi, pjesa e dytë Gramatika dhe Fjalori, pjesa e tretë Leximi. Secila pjesë përmban nga 42 pyetje. Pjesa e parë zgjat 40 minuta, pjesa e dytë 25 minuta dhe pjesa e tretë 50 minuta. Testi përmban disa pyetje të cilat mund të mos vlerësohen me pikë, ndërsa pyetjet e tjera vlerësohen me pikë të barabarta.

Përmbajtja e Testit
Pjesa e Dëgjimit mat aftësitë e të dëgjuarit dhe të kuptuarit e nxënësve në gjuhën angleze që lidhen me marrëdhëniet shoqërore, kërkimore dhe akademike. Pjesa e Gramatikës dhe Fjalorit mat aftësitë dhe njohuritë e nxënësv përsa i përket gramatikës dhe fjalorit. Pjesa e Leximit mat aftësitë e të lexuarit dhe të kuptuarit të teksteve akademike dhe jo akademike.