Report TV -9 shërbimet/ Procedura e re për makinat, ja si mund të bëni veprimet pa radhë

  • 5 years ago
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka vendosur disa rregulla të reja, që sjellin automatikisht lehtësimin e pritjes tradicionale të radhëve të gjata nëpër sportelet e degëve të saj. Tani, shumë nga shërbimet, sikurse ndodh edhe me procesin e kolaudimit, do të mund të kryhen edhe me rezervimin paraprak online.

Shërbimet

Njoftimi zyrtar i kësaj Drejtorie bën të ditur se nga data 20 gusht kjo praktikë tashmë ka hyrë në fuqi. Ja mesazhi i DPSHTRR:

Nga 20 Gushti, tjetëri risi nga DPSHTRR! Organizoni ditën tuaj pa humbur kohë në radhë të paparashikueshme! Rezervoni orarin tuaj të takimit në www.dpshtrr.gov.al te DRSHTRR Tiranë, në Kashar për 9 shërbimet kryesore: Ndryshimi i pronësisë mbi mjetin (kur zotëron kontratën e shitjes), kontratë shitblerje për mjetin; humbja, vjedhja, shkatërrimi ose dëmtimi i targës/targave; humbja, vjedhja, shkatërrimi ose dëmtimi i Lejes së Qarkullimit; ndryshimi i vendbanimit të pronarit të mjetit; ndryshimi i gjeneraliteteve të pronarit të mjetit; ndryshimi i karakteristikave konstruktive dhe funksionale të mjetit; çregjistrim i përkohshëm i mjetit dhe çregjistrim i përhershëm i mjetit.

Sipas Drejtorisë, me anë të kësaj praktike, lehtësohen 45% e praktikave në rang vendi dhe një numër prej 60.000 praktikash në vit, me shërbime të dedikuara për qytetarin!

Recommended