Ora News – Dy studentë ndalohen nga policia

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #protestaestudenteve

Dy studentë janë ndaluar nga forcat e rendit në Tiranë.

Studentët Vilson Kulemani dhe Gezim Almeta janë shoqëruar për në rajonin Nr.1 të policisë. Ende nuk dihet se pse janë arrestuar studentët.

Dy të shoqëruarit janë të rinjtë që varën çarçafin e madh tek Universiteti Politeknik.

Të rinjtë mendohet se kanë bllokuar dyert e universitetit dhe më pas kanë shpalosur banderolën gjigante.

Pas rreth dy orësh nga dalja e lajmit, studentë të tjerë bënë me dije se ata janë shoqëruar në policia në orët e paradites dhe pas informacionit të publikuar në media, janë lënë të lirë.

"Në orën 4 ne ishim të mbledhur bashkë dhe telefonuam 2 shokët tanë që ishin realisht të ndaluar dhe nuk e kuptoj pse policia nuk ka bërë një njoftim zyrtar. Ne erdhëm këtu për të marrë informacion dhe na thonë që ata kanë dalë. Nuk e kuptoj pse nuk na japin informacion", tha një student.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dy-studente-ndalohen-nga-policia

Recommended