Ora News - Arkiva Online, e aksesueshme nga studentë e pedagogë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Studiuesit e letrave, por edhe akademikë do të kenë më shumë lehtësi për të marrë dokumente nga Arkiva. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivës në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit kanë prezantuar paraditen e së martës Modulin e Arkivës Online. Ky është një shërbim i ri në portalin e-albania që i shërbën një grupi të caktuar.

Bido: Gjendet një rajonin tonë vetëm në arkivën turke dhe në Milano. Është një frymëzim që e kemi marrë nga arkivi britanik ku është mjaft i përhapur. Është e shfrytëzueshëm për studentët, pedagogët dhe studiuesët.

Studiuesit dhe akademikët e fushave të ndryshme do të kenë mundësinë të aksesojnë dokumentat e Arkivës lehtësisht.

Digjitalizimi i Arkivës do të vijojë pasi vetëm 0.2% e fondit të disponueshëm e ka kaluar këtë proces.

Me anë të këtij shërbimi çdokush mund të marrë materialet e kërkuara lehtësisht, duke bërë kërkesën online kundrejt një pagese me kartë krediti.

Moduli i Arkivës Online do të ofrojë shërbim falas për studentët që mbrojnë temën e diplomës në studimet Master dhe Doktoraturë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/arkiva-online-e-aksesueshme-nga-studente-e-pedagoge

Recommended