E shpëtoi nga policia italiane,“ Pa Gjurmë” bashkon pas 22 vitesh dy miqtë e humbur
  • 4 years ago
Rrëfeu historinë e rrallë gjen në ?Pa Gjurmë? personin që bëri një gjest human. Një 73-vjecar nga Patosi, Halim Hajdini, i cili jeton në Itali, shprehu dëshirën për të falenderuar publikisht personin, për t?i kthyer borxhin, e një bilete treni drejt Romës, në vitin 1998, kur ai ndodhej në kushte të vështira. Gjatë një lidhje skype në emisionin ?Pa Gjurmë?, dy protagonistët, kjo ndodhi i përball në kohë 22 vite pas, edhe pse secili morën drejtime ne ndryshme në jetë. Vasil Difsha, nga Himara, i panjohuri në atë kohë vendos të zbulojë identitetin e tij, pasi u njoh me këtë rrëfim të 73-vjecarit gjatë transmetimit në emisionin ?Pa Gjurmë?.

Ishte 16 qershori i vitit 1998, ku një grup emigrantësh mes të cilëve edhe Halim Hajdini, një 50-vjeçar asokohe u nisën nga Vlora për në Brindisi me skaf. Një person i kërkon një camcakëz dhe Halimi i drejton të fundit. Gjatë udhëtimit të gjatë, Halimi i harxhoi të gjjitha paratë që kishte duke paguar taksistin, dhe nuk i kishte mbetur asnjë kacidhe për të paguar biletën e trenit drejt Romës. Ishte pikërisht Vasili, një 20-vjecar asokohe që ia pagoi këtë biletë, gjest që Halimi nuk do ia harronte kurrë. Për të ishte si një ogur i mirë, që i kishte sjellë fat në jetë. Pasi ajo biletë i mundësoi një jetë të re në Itali. Vasili nuk pranoi të zbulonte identitetin e tij, asokohe duke i thënë se me anë të gjestit që Halimi kishte bërë në skaf, duke i dhënë camcakëzin e fundit, ai tashmë ia kishte kthyer duke i paguar biletën e trenit. U desh të kalonin 22 vite që Halimi të kthehej pas në kohë, me mirënjohje, vyrtyti që fisnikëron njeriun, duke falenderuar me zemër sarandiotin që i afroi ndihmë.

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Recommended