‘Pa Gjurmë’ gëzon dy familje, një tjetër mëson lajmin e hidhur! Pas 5 vitesh bëhet e gjallë nëna
  • 4 years ago
Dramë në familjen Selenica, pas humbjes së fëmijës ndërsa ishte 5 muajshe shtatzënë, bashkëshortja mëson edhe për vdekjen e të shoqit. Kishte thuajse dy javë i humbur dhe ajo nuk rreshti së kërkuari në emisionin ?Pa gjurmë?, bashkëshortin 34-vjeçar, i cili u zhduk më 4 maj të këtij viti. Trupi i pajetë i Martin Selenit u gjet në lagjen 1 Maji në Vlorë, një ditë më parë, rreth orës 17:50 në një banesë të braktisur, gjysmë i dekompozuar. Nga hetimet e para dyshohet se i riu ka ndërruar jetë si pasojë e konsumit të lëndëve narkotike. Më 4 maj Seleni shkoi të merrte pagën në bankë, por nuk u kthye më në shtëpi dhe familjarët kryen denoncimin në polici e më pas u bënë pjesë në emisionin "Pa Gjurmë". Stafi i emisionit ?Pa gjurmë? i shpreh ngushëllime familjes.
Recommended