Pa Gjurme- Ne "lufte" me kohen, i moshuari prej dy ditesh i humbur, 8 femijet e tij kane frike...
  • 5 years ago
pa gjurme pj1 arkive 7 qershor Qamil Selimaj rezulton i humbur që prej 5 qershorit. 2 ditë nga humbja e tij familjarët bëjnë apel për ndihmë. 78 vjecari doli nga banesa herët në mëngjes ndërsa bashkëshortja po bentë gati nipërit për shkollë. Askush nuk e mendoi se i moshuari do të dilte dhe nuk do të kthehej më. Qamili dhe Minushja janë prindër të 8 fëmijëve. Qamili ka punuar minator një nga minierat e Burrelit, kurse e shoqja merrej me rritjen e fëmijëve. Në vitin 2010 familja Selimaj transferohen nga Burreli në Valias-Kamëz për një jetë më të mirë, ndërsa ngritën një shtëpi. Qamili merrte pencionin e minatorit ndërsa sakrifikonin për rritjen e fëmijëve. Ne vitin 2017 Qamili pati pësuar një aksident pasi u përplas nga një makinë. Që nga ai moment ai nisi të kishte problem serioze me kujtesën. Ai nuk njihte as familjarët e tij. Datën e 5 qershorit ai kaloi gardhin e shtëpisë dhe iku në drejtim të paditur. Familjarët bëjnë denoncimin në polici brenda 24 orësh nga ikja e tij. Sot jemi në kërkim të 78 vjecarit me banim në Tiranë.
Recommended