Report TV -Pa Gjurme/ Pas denoncimit, gjendet i pajetë i moshuari

  • 5 years ago
Faslli Rusta u gjet i pajete
Gjendet i pajetë në një nga rrugicat e tregut të Kuçovës, 76-vjeçari Faslli Rusta. Familjarët u njoftuan paraditen e sotme nga policia e Kucovës, ku dhe kishin bërë denoncimin. Polocia kishte konstatuar trupin e pajetë, të gjetur në qëndrimin ulur, pa shenja jete. Familjarët i thanë ??Pa gjurmë?? se pasi kishin identifikuar se bëhej fjalë për familjarin e tyre, trupi i pajetë u dërgua në morgun e spitalit, për t?ju nënshtruar ekzaminimeve mjeko ligjore si dhe për verifikuar shkaqjet e vdekjes së Faslli Rustës.
I moshuari u denoncua si i humbur në ??Pa gjurmë?? të mërkurën e kaluar, ndërsa ishte zhdukur që më datë 22 shtator. Ai kishte dalë nga banesa në fshatin Goran. Pasi kishte marrë një taksi ai u nis drejt pazarit të qytetit të Kuçovës, atje ku humbi gjurmët. Momenti i fundit që tregoi lëvizjet e 76-vjecarit ishin kamerat e sigurisë së një dyqani ku ai ishte parë kur kishte bërë rimbushje të telefonit.
Diten e hene me 23-09-2019 ne oren 07:30, Valentina Cuni 16 vjece nga Lezha, u nis per ne shkolle, por nuk u kthye me. Ajo ishte ne vitin e 2-te te shkolles profesionale ?Kolin Gjoka? Lezhe. Sipas familjareve qendronte tere diten ne celular dhe ne rrjete sociale. I kishte bllokuar te afermit e saj.

Recommended