I mori 13 mijë € për ta çuar në Australi, pas denoncimit në 'Pa Gjurmë' arrestohet Luan Bundo

  • 5 years ago
MADRID- Arrestohet në Madrid Luan Bundo 62 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet se ka ndihmuar 32-vjeçarin Mensur Prençin të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme kundrejt një shume prej 13 mijë eurosh. Ky i fundit, prej vitit 2014, ka humbur kontaktet me famijarët të cilët kanë denoncuar rastin e humbjes së tij në emisionin 'Pa gjurmë' në Report Tv.

Luan Bundo dhe 32-vjeçari Preçi, sipas policisë kanë shkuar fillimisht në Maqedoni ku janë pajisur me viza për në Indonezi dhe më pas janë transportuar drejt Australisë me anë të një peshkarexhe nga një indonezian

Nga hetimet ka rezultuar se linja e ndjekur nga Bundo ishte nëpërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, ku klandestinët bashkë me të humburin Mensur Prençi, pajiseshin me vizë indoneziane për arsye turistike. Nga Indonezia linja vijonte në ishullin Kupang të Singaporit, ku nëpërmjet indionezianëve dërgoheshin për në Australi.

Sipas familjarëve të Prençit, kontakti i fundit me 32-vjeçarin ka qenë gjatë kohës që qëndronte në ishullin Kupang në pritje për t?u nisur drejt Australisë. Pas këtij momenti i pandehuri Luan Bundo është kthyer në Shqipëri dhe i ka komunikuar familjarëve të Prençit se djali i tyre kishte mbërritur në një kamp refugjatësh në Darëin të Australisë.

Nga ana tjetër vëllai i Mensurit ka deklaruar 2 ditë më parë në emisionin Pa Gjurmë se dyshon që vëllai i tij mund të jetë në ndonjë kamp në zonën neutrale mes Australisë dhe Zelandës së Re.

"Në momentin që shkoi vëllai, u informuam se vendi ku po shkonte vëllai po mbylleshin kampet. Më pas na tha Luani se vëllai është marrë nga policia në Australi. Është një zonë neutrale mes Zelandës së Re dhe Australisë. Ku paguhet se të mbahen klandestinët. Kemi një dyshim se edhe vëllai mund të jetë aty. E kam në telefon videon se si trajtohen emigrantët. Në rrjetet sociale kam zbuluar se ai jeton në Indonezi. Në agjencinë e tij ai nuk ka asnjë. Agjencia ka një letër aty të dera." ka thënë vëllai i Mensur Prencit në Pa Gjurmë. 

Ai ka dëshmuar se i vëllai kishte folur me Bundon dhe ky i fundit i kishte thënë se udhëtimi i ishte i sigurtë dhe gjithçka do të shkonte sipas planit

Lidhur me këtë ngjarje Luan ështe dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale ?Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit?. Policia njofton se Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Madridin po vijojnë proceduarat për ekstradimin e 62-vjeçarit drejt Shqipërisë.

.

Recommended