Reagon për “Pa Gjurme” i moshuari që rrëmbeu 15-vjecaren:Vajza është me mua dhe më lini të qetë
  • 3 years ago
Pa kaluar 24 orë nga historia tronditëse, që Violeta Dobruna, rrëfeu në studion e emisionit ?Pa Gjurmë?, në Report TV se ish-bashkëjetuesi i saj 60-vjecar u dashurua me të bijën, e më pas u zhdukën të dy, reagon Istref Avdiu, personi i akuzuar. Gjatë një lidhje telefonike live në studio, këtë hënë, ai e mohoi që vajza ishte me të, por pak orë pas transmetimit ai pati një tjetër komunikim me redaksinë e ?Pa Gjurmë?, ndërsa e pranoi se vajzën e kishte strehuar për ta larguar nga nëna e saj. Ja cfarë tha ish-partneri i Violetës, Istrefi për ?Pa Gjurmë?, lidhur me akuzat e ngritura në studio nga nëna e 15-vjecares. Kjo e fundit u largua në fund të korrikut të këtij viti dhe ka 3 muaj pa u takuar me të ëmën. Ja biseda e plotë me ish-bashkëjetuesin e akuzuar Istref Avdiu:
Odeta Dume: A ndodhet vajza me ju ?
Istref Avdiu: Vajza ndodhet me mu zonjushë. A e keni pyetur në numrin personal vajzën, se pse vajza është larguar prej saj ?
Odeta Dume: Po ju keni keni nisur një raport intim me vajzën ?
Istref Avdiu: Se di a jeni tu m?kuptu ?
Odeta Dume: Unë kam folur me nënën dhe ajo më ka treguar se ju keni nisur një raport intim me vajzën e saj
Istref Avdiu: Ku e din ajo. Me cfarë e verifikon , se kemi ne një marrëdhënie dashurie ?
Odeta Dume: Po cfarë ju shtyn juve të strehoni një 15-vjeçare?
Istref Avdiu: Zonjë, ju lutem për mirëkuptim, nuk e kam marr të bijën, nuk e kam zhduk. Këtë e kam strehuar prej nënës së saj, se ajo është vajzën e vet tu e shit
Odeta Dume: Po ju mund ta bënit një denoncim në polici, pasi vajza ka dhe një baba, ka vëllezër dhe një motër, pse duhet ta mernit juve ta coni në Serbi ?
Istref Avdiu: A juve shumë po ju intereson kjo gjë ?
Odeta Dume: Po patjetër, na intereson kur bëhet fjalë për një vajzë të mitur.
Istref Avdiu: Por nëse juve ju intereson hajde takohuni me mua dhe mos më thirrni mo. Mos më pengoni ju lutem. Natën e mirë. (Mbyll telefonin)
Nëna e Argnesa Dobrunës, Violeta vazhdon të jetë e bindur se e bija është mashtruar për para dhe se 60-vjecari do t?ja shfrytëzojë në Serbi. Ajo kërkon kthimin e vajzës për t?i shkuar deri në fund kësaj historie.
?Nuk dal nga dera e kësaj studio pa gjetur vajzën time.Unë dua vajzën time. Këtu do jem, pranë kësaj dere, cdo ditë?, u shpreh nëna


Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e
hëna në të premte në orën 15:00 në ekranin e Report Tv
Recommended