Wake Up/ Komisar Arben Cara: Forcat zjarrfikëse, prej ditësh ditë në luftë me zjarrin
  • 3 years ago
Shqipëria ditët e fundit është përfshirë në një situate emergjence nga zjarret që kanë rënë nga veriu në jug duke përfshirë edhe kryeqytetin ku prej ditësh kanë qenë të aktivizuara disa vatra zjarri në këtë qark. Zjarri masiv që ka rënë në malin e Priskës, si pjesë e parkut kombëtar të Dajtit ka nisur që prej fundjavës së kaluar ndërkohë që forcat zjarrfikëse vazhdojnë të jenë në terren. Paralelisht ditën e djeshme, janë shënuar vatra zjarresh edhe në qytete të tjera të vendit, si në Elbasan në kodrën e Krastës, por edhe në malin e Taraboshit ku dëmi mjedisor ka qenë i madh, pasi janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme me pisha e pyje. Gjatë ditëve të fundit, vatra zjarresh janë aktivizuar edhe në kënetën e Dervenit, në Fushë Krujë, në kodrën e Vahinit në Lushnje por edhe në masivin pyjor, në fshatin Manati në Lezhë. Zakonisht vatrat më të mëdha të zjarreve i kemi parë në muajt e verës, por edhe pse jemi në shtator rrezikun nuk e kemi lënë pas. A janë këto zjarre aksidentale apo pjesa më e madhe e tyre është e qëllimshme? Për këtë situatë sot këtë mëngjes folëm me komisar Arben Cara, shef i sektorit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi Nr.3, Bashkia Tiranë. Ai tha se vështirësitë janë shumë të mëdha dhe për të fituar këtë betejë kërkohet dhe ndihma dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended