Ora News - Pogradec: peshkatari i zhdukur prej 31 dhjetorit, doli për peshkim

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Një peshkatar është zhdukur në liqenin e Pogradecit.

Gazetarja e Ora News Lediona Dervishaj na informoi sot në mëngjes se peshkatari kishte dalë me varkën e tij në ujrat e liqenit më datën 31 dhjetor por ende nuk është kthyer.

Denoncimi është bërë nga familjarët ndërsa sot, 2 janar 2019 në afërsi të fshatit Hudënisht, në një distancë prej 100 m nga liqeni i Pogradecit, është gjetur një varkë e cila mendohet të jetë e shtetasit Gëzim Seitllari, rreth 53 vjeç, banues në fshatin Memlisht.

"Ky shtetas në datën 31.12.2018, ka dalë për të peshkuar në liqenin e Pogradecit dhe më pas ka humbur kontaktet me familjarët.Pritet ardhja e polumbarëve, për të bërë të mundur gjetjen e tij" informon policia e Korçës.

Dyshohet se ai është mbytur dhe priten polumbarët nga Tirana për të ndihmuar për gjetjen e trupit.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes ndërsa më 30 dhjetor 2018, 2 peshkatarë të tjerë u mbytën po në liqenin e Pogradecit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pogradec-peshkatari-i-zhdukur-prej-31-dhjetorit-doli-peshkim