Ora News - Përndjekja e gjakmarrjes, 60-vjeçarja në kërkim të djalit të zhdukur prej një viti
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kjo është 60-vjeçarja Zenje Lleshi (në foto). Prej një viti ajo endet në dyert e institucioneve, duke kërkuar gjetjen e të birit Artan Lleshi, i cili është zhdukur pa lënë gjurmë.

Zenja thotë se 40-vjeçari është thirrur nga shokët mbrëmjen e 5 nëntorit të vitit të kaluar dhe që prej asaj kohe nuk është parë më.

Ndonëse nuk ka shpresë ta gjejë të gjallë të birin, 60-vjeçarja kërkon nga institucionet shtetërore që të paktën të gjejnë kufomën e tij.

Zenje Lleshi: Bëri një vit djali dhe asnjë përgjigje nuk ma kanë dhënë deri më sot. Ai ka vdekur, e kanë zhdukur, ai është kalbur krejt e kam 1000%. Po të ma gjenin si kufomë, ku e kanë çuar, çfarë i kanë bërë.

Nëna e Artan Lleshit dyshon se zhdukja e të birit ka lidhje me një hasmëri mes familjes së saj dhe një tjetër familje, e cila ka nisur që në vitin 2012 në Angli.

Që prej asaj kohe familja e saj ka humbur tre persona, mes të cilëve edhe bashkëshortin.

Zenje Lleshi: Në hasmëri jemi dhe tani, ai që ka bërë krimin atje në Angli, djali i kunatit, ka vrarë një dhe ka vdek.Ai është në burg të përjetshëm këtu në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në Angli në 2012.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/perndjekja-e-gjakmarrjes-60-vjecarja-ne-kerkim-te-djalit-te-zhdukur-prej-nje-viti
Recommended