BOOM: E diagnostikuar me kancer dhe pa çati mbi kokë, 60-vjeçarja jeton me frikën e gjakmarrjes
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Në rubrikën "Shqipëria pa filtra", emisioni BOOM këtë të premte ka sjellë historinë e një gruaje 60-vjeçare. E diagnostikuar me kancer dhe pa shtëpi, pas gabimit të djalit minoren ajo tashme jeton edhe me frikën e gjakmarrjes.

Familja Shakaj nga Selenica e Vlorës kishte një jete normale deri në momentin që djali i tyre adoleshent ne grindje e sipër godet për vdekje shokun e ngushte. Edhe pse djali vuajti dënimin frika nga hakmarrja bëri qe familja Shakaj të braktiste shtëpinë në Selenicë. Kane kaluar plot 12 vite që familja endet nga fshati në fshat duke jetuar në shtëpitë e braktisura.

Ka dy vite që kryefamiljari humbi jetën duke e lenë bashkëshorten në mes të katër rrugëve dhe pa çati mbi kokë.

Drita Shakaj: Kam dy vjet që jam futur këtu, këtu më vdiq edhe burri. Unë ika për punë hasmërie. Nuk kthehemi në Selenicë, sepse ne i kemi fqinj afër. I nxisin dhe të tjerët. Edhe ai djalë nëne, ishte. Djali im me djalin tjetër ishin shokë. E vrau pas një debati.

Drita thotë se vuan nga kanceri dhe ka hequr një gji. Ajo nuk merr asnjë mjekim, pasi nuk ka lekë. Nuk ka frikë nga vdekje, por kërkon që shtëpia ku banon mos rrëzohet dhe ti zërë djalin brenda.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/boom-e-diagnostikuar-me-kancer-dhe-pa-cati-mbi-koke-60-vjecarja-jeton-me-friken-e-gjakmarrjes

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended