Ora News - Tirana priti me spektakël fishekzjarrësh 2019-ën

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Mes atmosferës së fishekzjarrëve Tirana priti Vitin e Ri 2019!

Në sheshin "Skënderbej" shumë qytetarë u mblodhën për të festuar nën tingujt e muzikës, të organizuar nga bashkia e Tiranës.

Koncerti nisi rreth orës 22:30 minuta dhe vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit të 1 janarit.

Kur akrepat shënuan 00:00 një spektakël fishekzjarrësh u organizua në shesh.

I pranishëm ishte edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij. Ai tha urimin e tij të rastit për të gjithë qytetarët.

Veliaj: Nesër Tirana do gdhihet më e mirë. Do gdhihet pa lloto. Na janë mërzitur pak çunat por gocat janë më të lumtura. Nesër fillon çeku i bebes. Ju të tjerët filloni punën. Tirana është kryeqyteti i ëndrrave, ndaj gëzuar vitin e ri 2019.

Është e rëndësishme të theksohet se nata e ndërrimit të viteve ka qenë një natë pa incidente, kjo ndoshta edhe për faktin e kufizimit të përdorimit të materialeve piroteknike.

Po ashtu, ka pasur edhe një prezencë të forcave të policisë për të mbarëvajtur situatën.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tirana-priti-me-spektakel-fishekzjarresh-2019-en-nuk-pati-incidente

Recommended