Spektakel fishekzjarresh edhe ne Maqedonine e Veriut
  • 4 years ago
Nën hitet e yllit muzikor Dino Merlin, mijëra qytetarë nga vendi, por jo vetëm ,kanë pritur ndërrimin e moteve në sheshin ?Maqedonia? në Shkup. Festimi i Vitit të Ri në Shkup filloi në orën 20:30. Përveç Dino Merlinit, morën pjesë grupet ?Gypsy Groove? dhe ?Superhiks?. Me këtë koncert përfundoi edhe ?Uinterlend? ose qyteti i dimrit ku u ofruan qytetarëve punime dore, dekorime, dhurata e specialitete gastronimike.

Edhe pse në qytetin e Tetovës nuk ishte organizuar asnjë aktivitet, pasi fondet e dedikuara për dekorime dhe festime u destinuan për familjet e prekura gjatë tërmetit të 26 Nëntorit në Durrës, kjo nuk i ndaloi që turma qytetarësh të festonin rrugëve të qytetit dhe në Sheshin ?Iliria?, disa prej të cilëve kanë ndezur fishekzjarrë gjatë pritjes së Vitit të Ri. Qytetarët e Tetovës për kamerën e Klan Maqedoni kanë treguar pritjet e tyre në vitin 2020.

Qytetarë të tjerë, natën e ndërrimit të viteve e pritën në ambiente familjare.

Tv Klan
Recommended