Ora News - Demalia: Ministrat janë "kukulla"! Rama fiton përsëri zgjedhjet

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Analisti Ilir Demalia ka komentuar ndryshimet në qeveri. Në një lidhje me skype për Ora News, Demalia u shpreh se emrat e rinj të ministrave janë profile që nuk të thonë asgjë.

Sipas Demalisë, ministrat janë thjesht "kukulla", pasi është vetë Rama që i komandon ministritë. Ndaj, sipas tij duhet ndyshuar gjithë formati i qeverisë.

Ilir Demalia: Çfarë profili kanë këta? Kap ministrin e Jashtëm që është ministria më e rëndësishme. Nuk dua ta gjykoj, por një profil që nuk të thotë asgjë. Nëse ky donte të merrte një njeri nga Kosova mund të merrte një figurë që do ta nderonte jo vetëm Shqipërinë, por do të ishte në favor edhe të Kosovës. Mund të merrte Surroin. Pse e bën këtë Rama? Sepse Rama i merr këto si "kukulla" dhe është Rama ministër. Prandaj shkarkimi i disa ministrave dhe emërimi i disa ministrave nuk do të sjellë asgjë të re. Pra duhet ndryshuar formati i i gjithë qeverisjes, madje për mua duhet të bjerë kjo qeveri bashkë me PS.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/demalia-ministrat-jane-kukulla-rama-fiton-perseri-zgjedhjet

Recommended