Demalia: Opozita në Kuvend si ‘rraqet e gabit’, të gjithë kanë marrë një premtim nga Rama nëse fiton

  • 4 years ago
#oranews #rtvora #news #albanianews #lajme #lajmeshqip #lajmedite
Analisti, Ilir Demalia, vlerëson se Rama po luan fort për të përfituar çfarë të mundet nga reforma zgjedhore pasi është në dijeni se është konsumuar nga zollumet e pushtetit.

Në një lidhje me skype për Rtv Ora, Demalia thotë se në funksion të këtij qëllimi po i shërben edhe opozita parlamentare, që sipas tij nuk është gjë tjetër veçse paterica e Kryeministrit.

Por sipas tij, deputetët opozitarë nuk e bëjnë këtë falas, pasi të gjithë kanë marrë një premtim nga Rama nëse ai fiton zgjedhjet parlamentare të 2021.

Ilir Demalia: Rama po luan fort se e di gjendjen e tij. Qeverisja e tij, korrupsioni, ekonomia, pandemia, tërmeti, abuzimet e pushtetit.Është një pushet totalisht i diskretituar dhe vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që këto lloj pushtetesh të rrinë akoma në fuqi. Rama po shfrytëzon vakumin e institucioneve shqiptare si gjykatën Kushtetuese, parlamentin ilegjitim. Nuk e di si do ti bëjë ndryshimet kushtetuese me një parlament të gjymtuar, ajo që quhet opozitë parlamentare është një patericë e Ramës, është e qartë dhe nga loja që bënë me ndryshimet e kodit zgjedhor dhe marrëveshjen e 5 qershorit. Të gjithë kanë marrë një premtim për nesër nëse Rama do të fitojë, kaq e kanë kërkesën ata, janë si rraqet e gabit, nuk janë opozitë, nuk janë seriozë, janë askushi.Vetëm një njeri si Rama mund të marrë një iniciativë të tillë.

Sipas Demaliajt, Kryeministri është i vendosur për të miratuar me 30 korrik ndryshimet kushtetuese, qoftë edhe në mënyrë të njëanshme.

Ilir Demalia: Duket se do ti shkojë deri në fund kësaj rruge.Po bën një përmbysje të gjithë strukturës shtetërore në funksion të tij, as në funksion të partisë. Ka arritur fundin ajo parti që vendoset në shërbim të një njeriu.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/demalia-opozita-ne-kuvend-si-rraqet-e-gabit-te-gjithe-kane-marre-nje-premtim-nga-rama-nese-fiton-zgjedhjet/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended