Arta Dade: Nëse bëhet mocion në Kuvend, Rama nuk e fiton, kam marrë shumë SMS nga..

  • 5 years ago
Arta Dade thotë se Edi Rama do ta humbiste një mocion besimi në Kuvend. Sipas saj, grupi parlamentar i PS do votonte për largimin e tij nga qeveria. Ish-deputetja socialiste tha se ajo shkëmben vazhdimisht SMS me ish-kolegët e saj në Kuvend dhe këtë mendim ndajnë edhe ata por kanë preferuar të heshtin. Dade shton gjithashtu se opozita e sotme nuk e largon dot Ramën nga pushteti, por përkundrazi e ka forcuar atë. "Nëse do ketë një votim të fshehtë në Kuvend. Një mocion dhe votimi të jetë i fshehtë, Rama nuk e fiton grupin parlamentar. Kam marrë shumë mesazhe dhe mendojnë shumë si puna ime, por nuk kanë kurajo. Opozita e tanishme nuk besoj se vërtetë e dëmton Ramën, por e kanë forcuar sepse kanë qenë inekzistentë", tha ish-deputetja socialiste, Arta Dade.

Recommended