Ahmetaj: Kush fiton më shumë, paguan më shumë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj e konsideron paketën fiskale si një nxitës kryesor për rritjen ekonomike. Edhe pse rriten disa taksa, ministri i është përgjigjur deputetëve të komisionit të ekonomisë, se taksat e reja vendosin drejtësi: ai që fiton më shumë paguan më shumë, dhe ai që fiton më pak, paguan më pak. Arben Ahmetaj tha se: ?paketa nxit zhvillimin ekonomik te vendit dhe vendos drejtësi në taksa. Kush fiton më shumë do të pagujë më shumë dhe kush fiton më pak do të paguajë më pak.? Deputetët kanë kërkuar llogari te ministri i cili ka në varësi mbrojtjen e konsumatorit se cilat janë arsyet që çmimi i naftës që ka rënë me 30% në bursa nuk po reflektohet edhe në Shqipëri. Anastas Angjeli tha: ?qeveria të monitorojë tregjet sepse çmimi i naftës nuk reflektohet, çfarë është kjo kështu që vidhet konsumatori??Arben Ahmetaj ?ne do të ngremë agjencinë e mbikëqyrjes së tregut??Ndërsa kryetari i Komisionit të ekonomisë, z. Braçe ka sqaruar deputetët se nuk do të ketë stepje të investitorëve të huaj për shkak të rritjes së tatimit të dividentit. Braçe tha se ka marrëveshje mes vendeve që investitorët mund të paguajnë taksat në vendin ku ata kanë qendrën. Ministri Ahmetaj është akuzuar nga deputeti i LSI-së Gjovalin Kadeli se fondi shqiptar i zhvillimit po ndërton vetëm rrugët në jug, por kjo nuk është pranuar as nga Brace dhe as nga Ministri i Ekonomisë.

Recommended