Qeveria paguan interesat e kredise - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjitha bizneset që kanë aplikuar apo do të aplikojnë për të përfituar nga garancia sovrane për të marrë kredi, qeveria do të paguajë interesat e saj. Këshillimi I ministrave zyrtarizoi vendimin, që I vjen në mbështjetje sipërmarrjes për të shlyer pagat e tre mujave për punonjësit e tyre. Bëhet fjalë për garancinë sovrane parashikuar në paketen numër 1 të qeverisë në shumë 11 miliardë lekë. Marrëveshja është nënshkruar me të gjitha bankat e nivelit të dytë. Aktualisht janë 400 kërkesa për kredi që janë në proces. Për një shumë përmbledhëse të huasë sovrane prej 45%. Sipas marrëveshjes, është parashikuar që për një peridhë 3 mujore nga koha e disbursimit të kredisë biznesi nuk do të paguajë as principalin. Ky vendim I qeverisë pritet ti vijë në ndihmë sipërmarrjes së prekur nga efektet e pandemisë, por njëkohësisht edhe të punësuarve që nuk janë paguar këto muaj teska kompanitë kanë qënë ose të mbyllura me urdhër të ministrisë ose kanë pësuar rënie të xhiros. Biznesi ka deklaruar se vështirësitë financiare nuk e stimulojnë marrjen e kredive duke paguar edhe interesat të cilat nuk do të jenë më shumë se 2.85%. Aktulalisht mbeten ende të padetajuara cilat do të jenë kushtet për garancinë e dytë sovrane në masën 15 miliard lekë, para të cilat do të merren nga biznesi për të plotësuar nevojat për likuiditet.
Recommended