Ora News – Rama: Zgjedhjet nuk janë lojë, do të zhvillohen më 18 qershor

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edi Rama e tha me zë dhe figurë se nuk do të lëvizë nga data e zgjedhjeve parlamentare, dhe se ato do të zhvillohen në datën 18 qershor. Gjatë një takimi që pati me gratë socialist në Elbasan, kreu i qeverisë tha se zgjedhjet nuk një lojë, dhe politika nuk duhet të dalë mbi ligjin.
Rama: Një gjë është e sigurt që ne nuk luajmë me Shqipërinë. Ne nuk luajmë me njerëzit e këtij vendi. Nuk ka një shtet serioz, nuk ka një popull që ka respekt për veten ku të pranohet se mund të bëjmë çfarë të duam ne që merremi me politikë për zgjedhjet.
Rama tha se ditën e enjte, Partia Socialiste do të fillojë zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 18 qershorit.
Rama: Që nesër, Partia Socialiste do të fillojë fushatën zyrtare për zgjedhjet e 18 qershorit. Nuk kemi parë ndonjëherë ndonjë qeveri, ndonjë kryeministër që t? lutet opozitës, t?i lutet aq shumë sa Romeo Xhulietës nuk i lutet në dramën e Shekspirit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-zgjedhjet-nuk-jane-loje-do-te-zhvillohen-me-18-qershor/

Recommended