Ora News - As Elbasani nuk shpëton nga rritja e çmimeve, "fluturon" qepa dhe frutat
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Ashtu siç po ndodh në të gjitha treget e vendit, çmimet kanë shënuar rritje edhe ne tregjet e Elbasanit. Mes perimeve spikat çmimi i qepës që shkon deri në 120 lek për kilogram, por edhe frutat. Për një pjesë të qytetarëve, shumë produkte po bëhen të papërballueshme për ti patur në tryezë. Për shkak të pamundësisë, qytetarët thonë se gjelin e detit të Peqinit po e zëvendësojnë me ata të importit.

As qytetatët e Elbasanit nuk i shpëtuan rritjes së çmimeve në prag të festave të fundvitit.

Produktet e shportës kanë shënuar rritje, duke u bërë gati të papërballueshme nga pensionistët.

Mes perimeve bie në sy çmimi i qepës që shkon deri në 120 lek.

Në dyqane e tezga mbizotëron malli i importit. Me këtë prejardhje tregtarët justifikojnë çmimet, ndërsa flasin për rënie të fuqisë blerëse.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/elbasani-nuk-shpeton-nga-rritja-e-cmimeve-fluturon-qepa-dhe-frutat
Recommended