Ora News - Meta: Jo dialog provokues me studentët

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Presidenti, Ilir Meta, kërkoi dialog të sinqertë dhe jo provokues, për zgjidhjen e kërkesave të studentëve. Një ditë pasi qeveria pretendoi se iu dha zgjidhje të 8 kërkesave, Presidenti tha nga Korça se duhet një zgjidhje më afatgjatë për çështjet e arsimit. Sa i përket ndalimit të protestës së diasporës nga policia, Meta u hapi dyert e Presidencës emigrantëve.

Një ditë pasi qeveria e Edi Ramës miratoi disa vendimeve të Këshillit të Ministrave për plotësimin sipas saj të kërkesave të studentëve, presidenti Ilir Meta tha se zgjidhja mund të vijë vetëm përmes dialogut të besueshëm.

Nga Korça, Kreu i Shtetit theksoi se për këtë qëllim është harxhuar kohë e vlefshme, ndërsa u shpreh se ai do të mbështesë çdo reflektim të sinqertë e kontruktiv për zgjidhje afatgjatë.

Meta: Besoj se është shpërdoruar mjaft kohë e energji tepër e dobishme për të dhënë një zgjidhje të besueshme dhe afatgjatë probleme të arsimit të lartë dhe studentëve. Unë do të mbështesja cdo reflektim të sinqertë të thelluar të qëndrueshëm në këtë drejtim, që do të thotë se problemi zgjidhet vetëm përmes dialogut të sinqertë, jo provokues, jo ndarës, as intimidues dhe përmes një bashkëpunimi të besueshëm dhe konstruktiv.

Presidentit Meta iu duk i pabesueshëm lajmi se policia e Tiranës nuk ka dhënë leje për një protestë të paralajmëruar të diasporës në kryeqytet.

Por duke theksuar se shqiptarët kanë protestuar edhe me kosto në diktaturë, hapi dyert e Presidencës për protestën.

Meta: Shqiptarët kanë protestuar dhe në diktaturë pavarësisht kostove të tmerrshme dhe nuk besoj se një gjë e tillë të ketë ndodhur, por edhe nëse ka ndodhur të gjithë janë të ftuar të gjithë emigrantët të protestojnë në oborrin e presidencës.

Meta ishte i pranishëm në një simpozium kushtuar veprës dhe krijimtarisë shkrimtarit dhe intelektualit të shquar, Sterjo Spasse.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/meta-jo-dialog-provokues-me-studentet

Recommended