Ora News - Jo dije “toksike”, studentët ultimatum institucioneve për Porto Romanon

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Studentë të Universitetit të Durrësit i dërguan sot një ultimatum institucioneve për ti dhënë zgjidhje çështjes së ndotjes në Porto Romano, ose në të kundërt paralajmëruan seri protestash. Në krah të banorëve të zonës, ata kërkuan mbylljen dhe rehabilitimin e plagës më të madhe mjedisore në qarkun e Durrësit.

Grumbullimi dhe djegia e plehrave në Porto Romano, nxori në protestë studentët dhe stafin akademik të Universitetit të Durrësit bashkë me banorët e zonës.

Vendgrumbullimi i mbetjeve ndodhet vetëm disa qindra metra nga korpusi universitar dhe tymi toksik është kthyer në shqetësim dhe rrezik potencial për 20 mijë studentë e mijëra banorë të zonës.

Studenti: "Të ndalojnë ndjegien e mbeturinave në Porto Romano sepse tymi kalon direkt në këtë zonë. Jo vetëm vjen një erë e rëndë dhe nuk mund të zhvillojmë dot mësim, por edhe është e dëmshme për shëndetin".

Ndaj këtë të premte lanë orët e mësimit dhe në krah të banorëve të zonës, kërkuan zhvendosjen e vendgrumbullimit të mbetjeve larg zonës së Universitetit, pasi siç thonë po marrin dije por dhe sëmundje.

Studentja: "Ne po vimë të marrim dije dhe jo të thithim ajrin e ndotur në Porto Romano nga djegia e plehrave që ndodh çdo ditë".

Bashkë kishin hartuar edhe një deklaratë, ku i kerkojne Bashkise se Durresit, Ministrise se Mjedisit dhe qeverisë që të mbyllin vendgrumbullim të cilësuar të paligjshëm prej vitit 2015.

Studentja: "Mungesa e kushteve minimale në këtë vendgrumbullim përkeqësohet nga djegia e paligjshme e këtyre mbetjeve që vazhdojnë dhe hidhen në atë zonë. Kjo situatë emergjente ka vënë në rrezik mjedisin e të gjithë qytetit të Durrësit, por mbi të gjitha rrezikon jetën e 20 mijë studentëve dhe mijëra jetë banorësh të zonave përreth këtij vendgrumbullimi".

Në muajin qershor pas mbledhjes së qeverisë në Durrës, kryeministri Edi Rama inspektoi zonën dhe premtoi transformim të plagës mjedisore.

Bashkia iu përgjigj me shpalljen e emergjencës mjedisore, por prej asaj kohë asgjë nuk ka ndryshuar. Por veç Porto Romanos, një tjetër plagë tjetër mjedisore është hapur në Sukth.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/sudentet-ne-durres-serish-proteste-ndotjen-ne-porto-romano

Recommended